Aktualitet
Ja kush në Tiranë më ka shkatërruar jetën/ Elton Ilirjani tregon bisedën me Parashqevinë: Këngëtarja viktimë e xhelozisë
Elton Ilirjani ka rrëfyer përballë Grida Dumës në Top Story bisedat me Parashqevinë pak para se të fliste me djalin e tij dhe ish bashkëshortin.
“Më ka thënë 3 të vërteta: ajo më ka thënë që Roberti nuk i ka bërë keq. Po ta pyesësh sot, do thotë fjalët më të mira për Robertin, nuk e thotë që ai më ka ndarë nga djali. Thotë “mbaroi dhe kaq”. E kam pyetur pse nuk je me Robertin? Më tha më kanë shkatërruar jetën. Mendoj se Parashqevia është viktimë e xhelozisë së një ikone të madhe siç ishte ajo. Si ka mundësi që nuk funksionoi martesa e tyre? Nuk mendoj se mund të fajësojmë Robertin. Parashqevia më tha dje “Luka do më përgjigjet nesër nëse ti e merr në telefon”. Unë e di që Roberti mua më do, e di që Robertin e godasin. Ka njerëz në Tiranë që dua të jem vetëm. Roberti nuk e ka ndalur të birin, ndoshta nuk i ka thënë shko, por nuk e ka ndalur. Parashqevia më ka thënë troç “dëgjoni Parashqevinë para se të thoni se Roberti është i keq”. Çfarë faji ka Roberti apo gruaja e tij e re? Çfarë faji ka Luka kur nuk i është thënë asgjë për nënën e tij?”, tha Ilirjani.