Connect with us

Kronike

Sherr i dhunshëm mes të rinjve, dy të plagosur me sende të forta

Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve të forta mbrëmjen e së shtunëd rreth orës 20:00 në fshatin Shkallë, të Bashkisë Konispol.

Burime bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë të paktën 6 persona. Prej tyre ka pasur edhe të plagosur. Në spitalin e Sarandës kanë shkuar për mjekim 4 persona por 19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës kanë qenë të plagosur më rëndë.

Ata kishin pasur të çara 3-4 cm në kokë dhe kanë marrë ndihmë në spital. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mësohet se janë shoqëruar 4 persona të cilët po merren në pyetje për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Advertisement