Connect with us

Kosova

FARSE NE KUVENDIN E KOSOVES/ Takimi Kurti-Rama, marrëdhëniet mbeten në nivelin më të keq

Sipas shume analisteve, takimi i fundit mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë Albin Kurti dhe Edi Rama në Kuvendin e Kosovës nuk ka sjellë rezultate dhe marrëdhëniet mes dy kryeministrave dhe institucioneve te dy shteteve mbeten në nivel të keq. Sipas tyre, takimi ishte thjesht një show politik.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, tha se Edi Rama ishte i pasinqertë në fjalimin që mbajti ne kuvendin e Kosoves.

“Rama dha një shfaqje duke luajtur rolin e demagogut, teksa ngriti çështjen shumë të ndjeshme të drejtuesve të UÇK-së qe ndodhen per gjykim ne Hagë. Mirëpo, duhet të kemi parasysh se ne kohen kur përgatiteshin dosjet kundër krerëve të UÇK-së, Rama ka qenë në marrëdhënie te mira me presidentin serb Aleksander Vuçic dhe nuk e ka përmendur këtë çështje” – deklaroi Nesho, I cili beson se nuk do të ketë takim të ri në nivel të qeverive mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se kryeministri shqiptar ka treguar vazhdimisht se fokusi i tij është bashkëpunimi me Serbinë, jo me Kosovën.

“Rama, me gjithë politikën e tij të mëparshme, e cila në shumë raste ka qene antikombëtare, në vend që të ishte një nga frymëzuesit e bashkëpunimit të pakushtëzuar me Kosovën, përkundrazi, deri më tani ka bashkëpunuar me Vuçicin në shumë projekte, duke filluar me ndryshimin e kufijëve dhe me Ballkanin e Hapur” – theksoi ish ambasadori Nesho

Nga ana tjeter, analisti Edvin Kulluri vlerësoi se takimi i krerëve dhe përfaqësuesve të dy parlamenteve duhej të kishte në fokus përmbajtjen dhe ngritjen e çështjes së unitetit dhe kohezionit.

Ai u shpreh se të dy kryeministrat, Kurti dhe Rama, duhet të fokusohen në çështjen kombëtare të shqiptarëve dhe të ndryshojnë qëndrimet e tyre ndaj komunitetit ndërkombëtar.

“Rama duhet të zvogëlojë pak protagonizmin e tij në marrëdhëniet me palët e treta ndërkombëtare, përderisa Kosova ka qeverinë e saj, kurse Albin Kurti duhet të zbusë qëndrimin e tij ndaj faktoreve dashamirës ne Perendim” – deklaroi Kulluri.

 

Advertisement