Politike
Ironia e gazetarit pranë PD: Duroni se edhe 4 muaj e gjysmë na ndajnë nga fitorja dhe rikthimi i TikTokut
Gazetari Armir Shkurti ka ironizuar premtimet e Sali Berishës, që para protestës së të hënës, kishte premtuar se ajo do të ishte më e fuqishmja që ka njohut vendi.
“Fitore!
Mbrëmë demokratët sfiduan shiun (që në të vërtetë kishte qenë borë e shkrirë), sfiduan të ftohtin dhe për plot 3 orë realizuan mosbindjen civile më të fuqishme që ka njohur vendi!
Me këtë rast ju uroj Gëzuar Krishtlindjen dhe vitin e ri. Për sivjet mbaruam. Mot kësmet do ta rrëzojmë Ramën dhe do bëjmë qeveri teknike!
Kurajo demokratë! Edhe 4 muaj e gjysmë na ndajnë nga fitorja dhe rikthimi i TikTokut”, shkruan me ironi ai.