Connect with us

Politike

“Ruhu në burg”, Lefter Maliqi thirrje Salianjit: Mund të të helmojnë si Saimir Tahirin

Ish-deputeti Lefter Maliqi është shprehur se Prokuroria e Tiranës i kishte çuar shkresë 2 TV-ve kombëtare, ku shkruante se kishte nisur procedimin penal ndaj tij, pasi ai i kishte bërë një thirrje publike Ervin Salianjit që të ruhej në burg, pasi mund ta helmonin.

Komentet Maliqi i bëri në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN, ku tha se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është i sëmurë pas burgut që bëri dhe për këtë ftoi mediat që t’i bëjnë analizat.

Ai tha gjithashtu se duke qenë se në të shkuarën kishte mbajtur pozicionin e nëndrejtorit të Burgjeve, e dinte shumë mirë se brenda ushqimit futeshin armë të ftohta, drogë dhe helm.

“Doni dhe një lajm të fundit, meqënëse jemi në media? Prokuroria e Tiranës i çon shkresë 2 televizioneve kombëtare, i thonë që kemi nisur procedim për zotin Maliqi për shkak se unë i kam bërë një thirrje publike Ervin Salianjit që ‘ruhu nga ushqimet se ky regjim të fut ndonjë helëm dhe përfundon i sëmurë siç është Saimir Tahiri’.

Se është i sëmurë Tahiri, merreni bëjini analizat. Këtu nuk ka panik fare, këtu është një thirrje individuale. Unë kam qenë nëndrejtor burgjesh dhe e di shumë mirë se në ushqime futet edhe pistoletë e fshehur, edhe thika, edhe drogë apo helm. Ky është një regjim që duhet çmontuar”, tha Maliqi

Advertisement