Connect with us

Politike

Protesta e PD, Martin Leka: Po kthehet në rutinë! Berisha nuk ka njerëz, më shumë kishte policë

Analisti Martin Leka foli lidhur me protestën e Partisë Demokratike dhe opozitës ku për gati 3 orë u bllokua trafiku në 5 akse të kryeqytetit.

Leka tha se kjo protestë ishte një përsëritje e atyre të mëparshme me pak njerëz dhe skenar të njëjtë.

”Asgjë e re nga froni i protestave të PD. Po bëhen rutinë në këtë formë. Të bllokosh rrugët është e lehtë. Me shumë pak njerëz mund të bllokohen rrugët por problemi më i madh i PD se nuk ka njerëz dhe këtë e vuan PD-ja vetë. Mundohen si ishte rasti me Berishën doli falënderoi protestuesit dhe tha se ishte fitore e madhe. Një teknologji propagandistike e njohur për të mbajtur të karikuar ata simpatizantë të PD-së.”

Sipas analistit bllokimi i rrugëve u arrit nga PD-ja pasi kjo nuk është e vështirë, por përveç kësaj protesta nuk ka asnjë produkt të vlefshëm.

”Protesta ja arriti qëllimit, bllokoi rrugët. E lehtë të bllokosh rrugët dhe të boshatisësh sheshet. Ashtu siç mendoj se opozita duhet ti rikthehet një tjetër qasjeje, të hap rrugët për të mbushur sheshet. I duhen njerëz.

Dje kemi parë më shumë polic sesa protestues por rrugët u bllokuan. Çfarë produkti ka PD nga kjo protestë. Produkti është që të mbledh sa më shumë njerëz dhe vota. Të gjithë hallexhinjtë apo simpatizantë të PD-së, nuk është rasti të jenë të bllokuar pa patur arsye dhe shkak. Dhe të duket sikur do votojnë për atë forcë politike.”

Sa i përket krahasimit me protestën në Beograd, Leka thotë se kjo e Berishës është e kundërta.

”E kundërta e asaj që duhet të ndodh. Të imagjinosh lum njerëzit në sheshet e Beogradit dhe akoma qeveria nuk bie. Sali Berisha dhe PD nuk ka njerëzit të vijnë pas për të tronditur pushtetin e Edi Ramës. Imagjinoni të mbushen sheshet e Tiranës kështu. Të hap gjitha rrugët që të sjellin në Tiranë, që të vijnë njerëz.

Njerëzit nuk i ka dhe ka mbetur në protesta dhe mitingje. Duket sikur PD-ja me këtë qasjen e mosbindjes civile po bën atë që ne kuptojmë qartë se Partia Demokratike ose më saktë, mosbindje civile e njerëzve, e popullit ndaj PD-së. Nuk binden njerëzit të vijnë në protestat e PD-së.”

Problem mbetet sipas Lekës non grata e Berishës dhe përçarja që ai krijoi në të djathtën shqiptare.

”Problemi qëndron tek lideri i opozitës që është non grata. ky lideri është shkaktari kryesor i një përçarjeje të thellë në të djathtën shqiptare që bën të ketë shumë opozita. Këta parti të reja të dala nga PD-ja.

Nuk bëhet fjalë të bëjë të mundur me votat e PD-së të rrëzojë Edi Ramën. E pamundur të ndryshoj pushteti. Mund të kemi ngjarje të ndryshme. Me këtë qasje që ka opozita është thjesht retorikë politike. Sali Berishës i intereson të jetë në krye të PD-së dhe e ka të qartë se nuk e fiton pushtetin.”

Advertisement