Connect with us

Aktualitet

Arlind Qori reagon pas sherrit me Fevziun: Përmenda litarin në shtëpinë e të varurit, më akuzoi se paguhem nga një biznesmen rival

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë reagoi në Facebook pas përplasjes së djeshme me Blendi Fevziun.

Në një video-mesazh, Arlind Qori thotë se pavarësisht se dikush nuk mund të mendojë se nuk “duhet përmendur litari në shtëpinë e të varurit”, përplasja ishte e pashmangshme.

Qori thotë se po mbronte gazetarët dhe të drejtat e tyre nga censura e pronarëve të televizioneve, ndryshe nga ç’pretendoi Blendi Fevziu, ndërsa për këtë të fundit tha se e prishi qëllimisht emisionin ose për klikime, ose për shkak të nevojës për të mbrojtur televizionin.

“S’ësht problemi i censurës time. Jam simptoma e një problemi shumë të thellë. Problemi është kapja e mediave nga oligarkët dhe pushteti” – tha mes të tjerash Qori.

Në video-mesazh, Qori shtoi se Fevziu përmendi një shpifje në emision, se ai paguhej nga konkuretët e njëj grupi biznesi.

Në fund të mesazhit, ai i fut edhe nganjë “kunjë” kryetarëve të partive të tjera të reja prezente në studio, Agron Shehajn, Endri Shabanin, Adriatik Lapajn, duke thënë se mbajtën krahun e Blendi Fevziut, me shpresën se do të ftohen sërish në emision.

Advertisement