Kronike
EMRI/ Kontrabandonte njerëz, shqiptari nuk pranon ekstradimin nga Britania në Belgjikë
Shqiptari, Adriatik Hysenlika po përballet me ekstradim nga Britania e Madhe për të vuajtur një dënim me dhjetë vjet burg në Belgjikë. Por Hysenlika nuk ka dëshirë që të deportohet në Belgjikë ndërsa thekson se nuk pëlqejnë burgjet belge.
Shqiptari dyshohet si kreu i një bande që kontrabandonte njerëz. Ai thekson se dëbimi do t’i mohonte atij aksesin tek djali i tij 2-vjeçar, i cili lindi në Britani. Avokatët e tij thonë gjithashtu se kjo do të shkelte të drejtat e tij të njeriut pasi burgjet në Belgjikë janë të mbipopulluara. 43-vjeçari mbërriti në Britani në vitin 1998, me pretendimin se po persekutohej në Shqipëri.
Atij iu dha një pasaportë e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2007. Hysenlika u arrestua nga Agjencia Kombëtare e Krimit gushtin e kaluar pas një kërkese të autoriteteve belge, ku ishte dënuar në mungesë për 60 vepra emigracioni.
Dokumentet e gjykatës të siguruara nga The Sun thonë se ai ishte “udhëheqësi i një organizate kriminale”. Banda e tij thuhet se ka qenë e përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve nga Shqipëria dhe Greqia përmes Belgjikës, Francës dhe Holandës drejt Britanisë së Madhe. Hysenlika ndodhet në burgun ëandsëorth të Londrës dhe është bërë një kërkesë për t’i hequr nënshtetësinë britanike.