Connect with us

Pinknews

“Të fala mamit dhe motrës”/ G-Bani dhe Jozi përplasen me Gjestin, agravon në prekje fizike

Gjesti, një nga banorët më të aktivë në Big Brother VIP, ka vazhduar të përballet me tensione të forta në shtëpi. Së fundmi, ai ka pasur një përplasje të ashpër me Jozin dhe G Banin

Gjatë një momenti të tensionuar, G Bani përmendi edhe familjarët e Gjestit, duke e ofenduar atë dhe përmendur emrat e nënës dhe motrës së tij, duke krijuar një situatë edhe më të ndërlikuar. Në përgjigje, Gjesti, i cili ka pasur një qëndrim të qetë përballë ofendimeve, i hodhi ujë në kokë G Banit, duke intensifikuar situatën. Më pas, reperi e ndoqi, dhe përplasi kokën me të, duke bërë që tensioni të eskalonte edhe më tej.

Veprimet e G Banit janë konsideruar si bullizim nga ndjekësit, por mbetet për t’u parë se si do të trajtohen këto sjellje nga ana e produksionit të spektaklit.

Advertisement