Politike
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
Arian Galdini thekson se ardhja e Trump do i kushtojë shumë klasës politike shqiptare. Sipas tij, SPAK do jetë më prezent dhe politikanët e lartë do e ndjejnë më shumë goditjen e këtij institucioni.
‘E them pa asnjë ngurrim. Presidenca Trump do u dalë shumë më shtrenjtë se e kanë menduar këta. Presidenca Trump, natyra e tij avancon axhenda të forta dhe qëllime që janë të padeklaruar në atë që thuhet, do ti përdor politikanë shqiptarë si gur shahu. Do përdoren një e nga një. Kemi patur një drejtësi që kafshonte si milingona. Kemi pritur gojën e madhe të SPAK ti kafshonte të tërë. Ajo që dua të them, për Sali Berishën, Edi Ramën për çdo aktor politik, kur nuk janë aktorë parësorë, janë të sakrifikueshëm. SPAK do jetë trokitje. Po çon frikën në dyert e politikanëve shqiptarë. Vetëm momenti tak tak po vjen SPAK.’