Kosova
FLIJE MENDJEN ALBIN/ Me administratën e re në SHBA, Kurti nuk ka asnjë shpresë
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se me administratën e re amerikane, nën udhëheqjen e Donald Trump, Albin Kurti nuk ka asgjë për të shpresuar.
Ai u shpreh gjithashtu se resursi më i madh i Serbisë në Kosovë është populli serb, si dhe se do të rritet ndihma materiale dhe aktiviteti diplomatik i Serbisë.
Gjuriq theksoi se Albin Kurti nuk gëzon mbeshtetje në administratën e re amerikane, që te cilen mund ta ketë pasur fillimisht në qarqe të caktuara politike, duke kujtuar se kryeministri i Kosovës nuk është pritur në nivel të lartë në Uashington për shumë vite.
Në anën tjetër, ministri serb theksoi se nuk duhet të kete iluzione se SHBA-të do të ndryshojnë qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën. Megjithatë, ai shtoi se rrethanat po ndryshojnë.
Gjuriq theksoi gjithashtu se nuk ka dyshim se Prishtina do të përpiqet të marrë njohje të reja, por se Serbia do të punojë për ta parandaluar qëllimin e Prishtines zyrtare, ashtu siç pengoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës vitin e kaluar.
Ministri serb tha se dialogu strategjik me SHBA-në është shumë i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve me Uashingtonin, por edhe për pozitën e Serbisë në arenën ndërkombëtare.
Gjuric deklaroi se dialogu strategjik do na ndihmojë që në administratën e re të kemi një aleat, i cili do të mund të theksojë se të krishterët në Kosovë janë të persekutuar, se patriarku nuk lejohet të hyjë në Kosovë për Krishtlindje, sepse “një ithtar i ideologjisë totalitare po e pengon”.