Connect with us

Bota

Zjarri përfshin një hotel në Turqi, të paktën 10 viktima dhe 32 të plagosur

Një zjarr ka shpërthyer në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu të Turqisë veriperëndimore, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe 32 të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 3:30 sipas orës lokale, në restorantin e një hoteli 12-katësh, ku ndodheshin rreth 234 persona.

Pamjet e transmetuara nga mediat lokale, përfshirë TRT, tregojnë flakët që kanë përfshirë çatinë dhe katet e sipërme të hotelit.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa ekipet e emergjencës janë duke punuar për të përballuar situatën dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme.

 

Advertisement