Connect with us

Kosova

JE I VOGEL O TRIM/ Trump s’do lejojë të dështojë marrëveshja Kosovë-Serbi

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se presidenti amerikan nuk e ka luksin të mos e zgjidhë çështjen mes Kosoves dhe Serbise dhe sic u shpreh ai,

Donald Trump nuk do ia lejojë vetes të dështojë në këtë marrëveshje prej Aleksander Vuçiçit apo Albin Kurtit.

Spahiu theksoi se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ku vetë Trump ka kërkuar njohje reciproke.

“Trump nuk e ka luksin që të mos e zgjidhë dot këtë konflikt. Ajo çfarë unë kam frikë nga gjithë ky proces është që presioni do jetë i jashtëzakonshem, edhe për Vuçiçin edhe për kryeministrin e ri të Kosovës qe do te dale pas zgjedhjeve te 9 shkurtit” – deklaroi Spahiu

Sipas tij, “Një gjë është e qartë që Vuçiç dhe Serbia kanë investuar shumë për forcimin e marrëdhënieve me SHBA”.

“Vende kaq periferike si Shqipëria, Kosova apo Ballkani, nuk e ulin dot autoritetin e administratës amerikane dhe të Departamentit Amerikan te Shtetit. Në vende të vogla si pershembull Kosova, SHBA kanë një lloj vazhdimësie, aq më tepër që një pjesë e projekteve amerikane ka nisur nga administrata e Trump. Marrëveshja mes Vuçiç dhe Kosovës është nënshkruar në Shtëpine e Bardhë, ku Trump kërkoi njohje reciproke mesdy vendeve. SPAK dhe reforma në drejtësi ne Shqiperi ka nis nga administrata e Trump” – ka theksuar Spahiu.

Advertisement