Kosova
MERR FUND BRENDA NATES/ Thirrja e fundit e zotit dhe banditët në shërbim të djallit Vuçiç
Gazetari nga Beogradi, Nikolla Krstiç duke folur per protestat dhe krizen shoqerore tha se Serbia e ka humbur çdo kuptim prej kohësh.
“Kjo që po ndodh aktualisht në rrugët e fatkeqësisë sonë të bukur janë vetëm përpjekjet e fundit për të barazuar në minutën e 90-të. Studentët fjalë për fjalë po japin gjakun e tyre për luftën tonë kundër forcave të se shkuares, e qe vazhdon për më shumë se tridhjetë vjet. Moralistët po zhurmojnë cepave te internetit duke thene se ne nuk mund të ndryshojmë gjithçka, për hir të Zotit, dhe keshtu te mos shpresojmë që një demokraci e re do arrijnë brenda natës” – ka shkruar Krstic ne nje editorial
Ai tha se studentët protestues po rrihen, po perndiqen, poshtërohen, shantazhohen, çnjerëzohen, persekutohen dhe ka tentative per ti vrare në rrugë.
“Të gjithë ithtarët e kultit të Aleksandër Vuçicit i shmangen të vërtetës si frika nga drita e atyre qe dalin nga strofullat më të errëta dhe kërcejnë si të gjithë si të hipnotizuar, kur dëgjojnë thirrjen e mjeshtrit Vucic. Mirëpo, duhen vetëm disa rrethana që e gjithë kjo perandori e errësirës të shembet. Për Presidentin Aleksandër Vuçiç – dikur ultra-shovinist dhe mbrojtës i ëndrrave të lagura të Vojisllav Sheshelit, dhe tani një kontraktues dhe agjent i ndyrë i sistemit neoliberal i maskuar si një lloj patrioti – është jashtëzakonisht e rëndësishme që kapitali të rrjedhë pa pengesa dhe për të nuk është aspak e përshtatshme asnjë ndërprerje pune apo grevë e përgjithshme kunder sistemit te kalbur te regjimit qe ai krijoi” – ka shkruar Krstiç duke theksuar se perballe studenteve protestues ne Serbi janë rreshtuar per te mbrojtur Vucicin, gangsterë, kriminelë lufte, luftenxitës me pagesë, masovik propagandistë, banditë, përdhunues, priftërinj në shërbim të djallit, intelektualët e kobshëm dhe ideologët e kësaj të keqeje, llumrat e grumbulluara para klubeve lokale të birrës dhe shumë krijesa të tjera si njeriu që po japin përpjekjen e fundit në mbrojtjen e mjeshtrit Aleksander Vucic” – ka potencuar gazetari I njohur serb.