Connect with us

Kosova

STUHI AMERIKANE/ Çfarë fshihet pas deklaratave të Richard Grenell dhe Maria Zaharovës për protestat në Serbi

Deklaratat e të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump për misionet speciale, Richard Grenell dhe zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, për protestat në Serbi, ngritën një stuhi të vërtetë.

Në mes të krizës politike dhe sociale dhe protestave studentore në Serbi që po vazhdojnë prej dy muajsh, përfaqësuesit e Lindjes dhe Perëndimit, Maria Zakharova dhe Richard Grenell, paraqitën qëndrimin e tyre.

Zakharova ka sulmuar Perëndimin duke thënë se Serbia dhe ish-Jugosllavia i kanë acaruar gjithmonë ata, me identitetin e tyre kulturo-historik, pozicionin historik, qëndrimin e tyre, pikëpamjen paqësore të zhvillimit të situatës në Ballkan, Evropë dhe bota në tërësi.

Duke komentuar këto dy deklarata, ish-diplomati Sreçko Gjukic ka deklaruar për ‘Nova’ se të dyja palët nuk i mbështesin ndryshimet në Serbi.

“Moska ka interesat e saj të thella strategjike, miqësore, vëllazërore dhe tradicionale, duke përfshirë, natyrisht, ato ekonomike,” tha Gjukiç duke shtuar se Richard Grenell nxitoi për të ndihmuar sponsorët personal ekonomik te tij.

“Mendoj se këtë deklaratë e ka bërë në kundërshtim me institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” – theksoi Gjukic.

Qëndrimi i Richard Grenellit shkaktoi reagime të ashpra edhe nga disa politikanë të opozitës ne Serbi.Kryetari i Partisë Demokratike, Srđan Milivojeviq, në një deklaratë për Nova ka thënë se as Grenell dhe as Vuçiq nuk janë kompetentë për këtë çështje.Nga ana tjeter, Borko Stefanoviq, nënkryetar i Partisë Liri dhe Drejtësi, tha se askush nuk i pushton me forcë ndërtesat qeveritare ku janë vendosur institucionet që Vuçiq ia vodhi popullit shumë kohë më parë.

Advertisement