Kosova
Haradinaj në DELIR: Zyrtarët amerikanë shprehën shqetësimin e tyre për Kosovën
Zyrtarët e lartë amerikanë, sipas kandidatit për kryeministër nga radhët e Koalicionit “Për Kosovë Fituese”, Ramush Haradinajt, kanë shprehur shqetësimin e tyre në raport me pozitën e Kosovës karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Unë nuk jam Amerika, por me kujdes ju them që shqetësimi i tyre është më i madh sidomos për kryetarin e qeverisë deri tek dyshimi që kjo agjendë është kundër Kosovës” – deklaroi Haradinaj në një intervistë.
Ai ndër të tjera vlerësoi se Kosova gjendet në një situatë të “keqe” dhe të “rrezikshme”, pasi Administrata e Trump-it, do të ketë një qasje tjetër, jo toleruese.
“SHBA nuk nuk tolerojnë, por do të veprojnë kundër secilit që nuk është në linjë me Amerikën”, shtoi ish kryeministri
Kujtojme se Haradinaj javën e kaluar qëndroi në SHBA-të ku përveç se mori pjesë në inaugurimin e presidentit të 47-të të SHBA-ve, Donald Trump, takoi edhe zyrtarë të lartë amerikanë.
Tre zyrtarë amerikanë – James O’Brien, Garbiel Escobar e Jeffrey Hovenier, ne takimet me te, u deklaruan kunder veprimeve te njeanshme te kryeministrit Albin Kurti dhe u shprehen se relacioni i marrëdhënieve në mes të dy shteteve respektive nuk është ashtu siç paraqitej nga kreu actual I qeverise se Kosoves