Connect with us

Aktualitet

“Frikë në aeroport”, Karamuço tregon udhëtimin me Prokurorët e SPAK: Edhe ujin e blejnë me…

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi në “Top Story”, sesa në presion janë prokurorët e SPAK për shkak të detyrës me përgjegjësi të lartë që kanë.

Karamuço solli raste konkrete sesi puna i imponon sjelljen prokurorëve, qoftë edhe në aeroport apo sesi procedojnë me blerjet sado të vogla të jenë.

“Me shumicën e tyre kam pasur kontakte. Mbartin mbi vete një peshë përgjegjësie të lartë, e punës dhe për shkak të opinionit publik dhe mediatik. Disa zgjedhin mos t’i dëgjojnë shumë lajmet, por duan apo s’duan janë në përballje të përditshme me njerëzit dhe gazetarët dhe marrin indicie se ku janë.

Disa prej tyre kanë ndryshuar shumë, janë futur në kornizë vetë-disiplinimi të hekurt edhe për gjërat më rutinë. I pashë dy prej tyre në aeroport. Vura re që ishin dy korridore në aeroport, ‘economy class’ me radhë të gjatë dhe ‘business Class’ ishte bosh. Punonjësja tha kaloni dhe nga shërbimi tjetër. Të gjithë lëvizën, këta jo. Sakrifikuan, më mirë në radhë.

Blerjet e kartave, edhe ujin me kartë. Këtë sjellje ia ka imponuar puna që bëjnë. Të konfigurojë çdo gjë në bankë, se janë në syrin e ciklonit për shumë gjëra. Kjo i ka bërë të jenë më korrekt seç duhet. Deri aty sa mos ti kapë askush pa mëndje, kjo ka kosto edhe për ta emocionale shpirtërore dhe familjare. Kjo është jeta e tyre dhe shikon ndryshimet e mëdha të tyre. Nga një jetë me karrierë normale, te e sotmja”-u shpreh Karamuço.

 

Advertisement