Kosova
DJALI PLANPRISHES/ Livadhisja e kryeministrit Kurti në fushën e minuar
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/Q7.jpg)
Vetëm 6 ditë para zgjedhjeve në Kosovë, deklarata e Richard Grenell lidhur me marrëdhëniet me Kosovën ka qenë epiqendra e komentimeve. Politologu dhe studiuesi Nexhmedin Spahiu u shpreh se deklarata është në vazhdën e diplomacisë amerikane dhe se Albin Kurti është një ‘djalë i padëgjueshëm’.
“Diplomacia amerikane është e tillë dhe unë mendoj që është në vazhdën e diplomacisë amerikane. E lënë Kurtin të livadhis deri në momentin që i konvenon më pas i thonë a të kemi thënë. Kjo është politika që bën Amerika.” – deklaroi Spahiu.
Nga ana tjeter analisti Dritan Goxhaj u shpreh se Grenell po nxjerr dufin ndaj Kurtit, duke dëmtuar jo vetëm atë, por edhe Kosovën. Sipas tij, Kosova është oborri I SHBA dhe ata të lënë të lëvizësh si të duash.
“Nuk besoj se Grenell shpreh frymën e administratës, ka shfrytëzuar momentin të nxjerë dufin e tij duke dëmtuar Albinin, por po dëmton dhe Kosovën. Të gjitha veprimet e tij, Albin Kurtit i ka bërë sepse ata i kanë shtrënguar litarin” – deklaroi Goxhaj
Për ekspertin e gjeopolitikës Ledion Krisafin, deklarata e Grenell nuk është personale, por është qëndrim i administratës Trump. Sipas tij, një njeri kaq i afërt me Trump mund shpreh mendimin e administratës dhe nesër këto fjalë mund t’i thotë edhe Donald Trump.
‘Fjalët e Grenell mund të jenë duf, por nuk besoj se është personale, sepse Grenell ka një detyrë për misione speciale. Është një person i aftë dhe është pjesë e administratës së Trump. Këto fjalë nuk besoj se janë në aspekt personal” – theksoi Krisafi
Eksperti i gjeopolitikës, Lufti Bilalli u shpreh se vetmja kartë e Albin Kurtit për zgjedhjet e 9 Shkurtit është Veriu dhe gjithashtu theksoi se në mars të vitit 2026 do të ketë sërish zgjedhje.
“Besoj se ne muajin mars 2026 do të kemi perseri zgjedhje, sepse nuk ka parti qe mund te kete 80 deputetë në parlament për t’u zgjedhur presidenti dhe në këtë drejtim e vetmja kartë e Albin Kurtit është Veriu” – deklaroi Bilalli.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)