Connect with us

Kronike

Sherr mes minorenësh, 12-vjeçari plagos me thikë një 15-vjeçar

Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur në Sarandë, ku si pasojë është plagosur një 15-vjeçar.

I dëmtuari është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Për ngjarjen është shoqëruar në komisariat një 12-vjeçar.

“Sot, në mesditë, në rrugën “Adem Sheme”, lagjja nr. 2, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 15-vjeçar është goditur me mjet prerës në shpatull nga një bashkëmoshatar. I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin e mitur M. M., 12 vjeç, i cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë veprimeve të mëtejshme lidhur me ngjarjen, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Advertisement