Connect with us

Politike

Pa mua dhe PS nuk ka SPAK, Rama: Veliaj s’është i pandehur, por i dyshuar

Për të tretën ditën radhazi, kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin LIVE me qytetarët.

Pak orë më parë, ai njoftoi se: Përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve.

Ndërkohë duke folur sot, Rama tha: Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është i pandehur. Vetë prokurori nuk është gati që të hapet gjyqi sepse nuk i ka provat e mjaftueshme, por ka vetëm dyshime mbi Erion Veliajn. Në të gjithë dosjen nuk ka një paragraf të vetëm që ka ndonjë prove. Ta keni të qartë që pa Edi Ramën dhe pa PS nuk do të ketë SPAK. Sepse bufi i kënetës e thotë hapur ‘më jepni votën që të shkrij SPAK-un’.

Advertisement