Connect with us

Politike

Berisha e akuzoi se është në “grup” me Ballën/ Basha i kundërpërgjigjet: Dr. Pazari

Kryedemokrati Sali Berisha e ka përjashtuar kategorikisht një “armëpushim” me Lulzim Bashën, në mënyrë që të bashkëpunojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sot në një konferencë me gazetarët, Berisha u pyet lidhur me koalicionet që do të bëjë Partia Demokratike, pasi vetë numri një i demokratëve ka premtuar se do të ndërtojë koalicionin më të gjerë opozitar që ka parë Shqipëria.

Berisha tha se negociatat me partinë e Shpëtim Idrizit po shkojnë shumë mirë, teksa theksoi se është i hapur të lidhë aleancë me çdo parti që ka objektiv përmbysjen e kryeministrit Edi Rama. Por me një përjashtim; Lulzim Bashën! Pas prononcimit të Berishës, kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në Facebook, ka sulmuar Berishën duke u shprehur se nuk do të bëhet pjesë e koalicionit anti-SPAK.

Reagimi i plotë i Berishës:

Të gjitha të tjerat, nuk përjashtoj unë… Basha është me Taulant Ballën, mos i ngatërro aleancat natyrale. Ka parti Alibeaj? Po ku e ka? Unë nuk po e paragjykoj atë. O zotëri, ata janë me vota të PD-së, të mos bëjmë kështu. Megjithatë unë nuk po paragjykoj asgjë, por të mos harrojmë se atë mandat e kanë me votat e PD, po u teket të dalë mënjanë… Nuk i paragjykoj, jo, pavarësisht. Thashë, Basha ka partinë e Taulant Ballës. Shpëtim Idrizi është një aleat dhe ne do zhvillojmë negociata serioze. Ne e vlerësojmë partinë e zotit Idrizi si një aleate të çmuar. Ne do bëjmë gjithçka për të zgjeruar frontin opozitar edhe me parti të tjera. Unë çdo ditë po ftoj parti të tjera, edhe ato që janë të pavendosura, uroj që të vendosin dhe të bashkohemi në një front për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Të gjitha të tjerat, nuk përjashtoj unë… Basha është me Taulant Ballën, mos i ngatërro aleancat natyrale. Ka parti Alibeaj? Po ku e ka? Unë nuk po e paragjykoj atë. O zotëri, ata janë me vota të PD-së, të mos bëjmë kështu. Megjithatë unë nuk po paragjykoj asgjë, por të mos harrojmë se atë mandat e kanë me votat e PD, po u teket të dalë mënjanë… Nuk i paragjykoj, jo, pavarësisht. Thashë, Basha ka partinë e Taulant Ballës. Me të gjitha forcat politike që përcaktojnë si objektiv largimin e Edi Ramës nga pushteti… Kjo qëndron. Nuk përjashtoj asnjë… Tani, kur bëhet publike, nuk ka pse të mos bëhet jopublike. Por edhe publike ka dhe do ketë.

Reagimi i plotë i Bashës:

Dr. Pazari e ka koalicionin e tij! Një aleat e ka tek 313-ta, tjetrin rrugës për atje, ka Ahmetajn që e mbron, Veliajn që po i qan hallin dhe Belindën që i paguan protestat. Me ata amnistoi të korruptuarit, me ata mbylli listat, me ata kërkon të mbajë vendin peng të politikës së vjetër të tranzicionit. Koalicioni i tyre kundër SPAK nuk mund të jetë koalicioni im, as i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë. Shqipëria meriton më shumë

Mesa duket përçarja me tyre ka qenë finale dhe nuk ka asnjë rrugë të hapur për bashkëpunim.

Advertisement