Connect with us

Bota

Çfarë ndodhi? Një i plagosur rëndë nga sulmi me thikë pranë Memorialit të Holokaustit

Një person u plagos rëndë nga një sulm me thikë që ndodhi në zonën midis ambasadës së SHBA dhe Memorialit të Holokaustit në qendër të Berlinit. Porta e Brandenburgut është gjithashtu një distancë e shkurtër.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shumë ekipe shpëtimi. Raportet e para tregojnë se një person është plagosur rëndë në sulmin që ndodhi rreth orës 18:00 ora lokale. Personi i plagosur është shtruar në spitalin Charité dhe ndodhet në gjendje kritike për shkak se ka humbur shumë gjak.

Në vendngjarje është gjetur një thikë. Autori ose autorët janë ende në arrati. Bild shton se nuk duket se ka lidhje me ambasadën apo monumentin e Holokaustit

Advertisement