Connect with us

Politike

“Vizita e parë në Shqipëri si presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe”, Rama: Nesër mbërrin në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme mbërrin në Tiranës, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Rama tha përmes një postimi në rrjetet e tij sociale se kjo do të jetë një vizitë speciale, ndërsa shtoi se ai është mik i vjetër i shqiptarëve dhe i tij. Ai u shpreh se kjo është vizita e parë e tij si president i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa vizita e fundit ishte në vitin 1999 në aeroportin e Kukësit.

Më tej shtoi se Bin Zayed nxiti marrëveshjen për portin e Durrësit si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për lidhjen nënujore të energjisë. Rama tha se sheiku do të shoqërohet edhe nga delegacioni i tij.

“Nesër kemi një vizitë shumë speciale. Për herë të parë zbret në Shqipëri si president i Emirateve të Bashkuara, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i vjetër i shqiptarëve dhe shumë i dashur i imi personalisht. Ai ka zbritur në Shqipëri më parë ’99, mbi pistën e Aeroportit të Kukësit, që u shtrua nga i ati, themeluesi i Emirateve të Bashkuara në mbështetje të vëllezërve dhe motrave të shpërngulur me dhunë nga Kosova. Asokohe Emiratet në porosinë e tij ata sollën ndihma shumë të mëdha, në atë pistë të shtruar enkas.

Presidenti nesër na nderon me vizitën e tij erdhi në këmbë të të atit së bashku me zëvendëspresidentin dhe aktualisht sundimtarin e Dubait. Vizita e presidentit të Emirateve dhe një nga udhëheqësit më të respektuar të botës së sotme shënjon një gurë shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e të një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë në vitet e fundit. Bin Zayed ishte donatori më i madh pas tërmetit shkatërrimtar në Durrës dhe lagja e re shembullore e rindërtimit në spital është financuar i gjitha nga ai.

Ai nxiti marrëveshjen për portin turistik të Durrësit si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për lidhjen nënujore të energjisë që do të jetë themelore në transformimin e Shqipërisë si eksportuese neto të energjisë elektrike dhe shtet i pavarur nga ana energjitike në gjithë rajonin. Një tjetër vlerë e shtuar e këtij bashkëpunimi strategjik është programi i monitorimit të rrugëve dhe shkollave me teknologjinë më të lartë. Ai vjen nesër bashkë me një delegacion të nivelit të lartë për të vendosur të tjera piketa në rrugën e një partneritet që bazohet tek interesat e përbashkëta. ”, tha Rama.

Advertisement