Kosova
Gjermania kërkon nga Prishtina e Beogradi të përfundojnë atë që kanë filluar në dialog

“Çdo qeveri që vjen në pushtet në Gjermani do t’i kërkojë Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë, të investojnë në dialog, të jenë më progresive dhe më të shpejtë në arritjen e asaj që është negociuar dhe të përfundojë gjithçka që është nisur” – keshtu tha analisti politik Artan Muhaxhiri
Ai gjithashtu theksoi se fitorja e CDU-së dhe Friedrich Merz-it në zgjedhjet në Gjermani ishte e pritshme dhe se Olaf Scholz dhe Partia Socialdemokrate ra në nivelin më të ulët historic.
“Bisedimet e koalicionit do të fillojnë shpejt dhe fokusi i qeverisë së ardhshme do të jetë në Ukrainë dhe Gaza. Ballkani do të jetë i rëndësishëm, por jo më i rëndësishmi për qeverinë e re gjermane” – deklaroi Muhaxhiri, I cili gjithashtu theksoi se pret që Merz të jetë një politikan shumë më i fortë se sa ishte Scholz, sepse Gjermania është vendi më i rëndësishëm në BE dhe ai do të përpiqet të imponojë idetë e tij për të orientuar qëndrimet e BE-së, edhe pse BE-ja është një institucion shumë i komplikuar me shumë interesa dhe negociata të brendshme.

