Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama pasi “paketoi” kryebashkiakun Veliaj urdhëroi anëtarët e Partisë Socialiste që të “mos guxojnë ta mbrojnë”.
Ai theksoi se 3 ditë më parë kreu i qeverisë kërkonte votat e PD për ta shkrirë SPAK, ndërsa tani po e përdor këtë të fundit si “kamzhik” ndaj kandidatëve të tij.
“Dje Edi Rama, pasi e paketoi Erion Veliajn, u tha mos guxoni ta mbroni se atje do të shkoni.
Çfarë ishte ajo deklaratë dje? A nuk tregoi se ai është në harmoni të plotë me Spakun?
Tre ditë më parë kërkonte votat e PD për ta shkrirë dhe për ta zhdukur, tani e përdor atë si kamzhik ndaj kandidatëve të tij”, u shpreh Berisha.