Connect with us

Kosova

Dialog me qelbësirat/ BE i nxjerr dhëmbët Serbisë: Shkele Marrëveshjen Bazë me Kosovën

Kërkesa e Kosovës për të qenë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u heq nga rendi i ditës, të mërkurën e javes se kaluar teksa Serbia u krenua për këtë arritje, duke e quajtur si fitore të madhe në mbrojtjen e interesave kombëtare.

Por nga na tjeter nuk ka munguar reagimi nga Bashkimi Europian.

“Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është një shkelje e qartë e obligimeve të Serbisë nga Marrëveshja e Ohrit”, ka thënë një zëdhënës i Unionit

Neni 4 i Marrëveshjes Bazë thotë se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Megjithatë Beogradi zyrtar veproi disa herë kundër sugjerimeve të këtij neni, duke u deklaruar në disa raste kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ose duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në fillim të vitit 2024, për shkak se u kushtëzua me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Të enjten e 27 shkurtit 2025 u bën plot dy vjet prej kur Kosova dhe Serbia u dakorduan për Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, derivat i propozimit franko-gjerman. Që nga ajo kohë deri më sot e njëjta po çalon në zbatim.

Advertisement