Kosova
Adresa e gabuar/ Përballë ndryshimeve globale, Kosova duhet të rishqyrtojë aleancat

“Për shkak të ndryshimeve globale, pasi Uashingtoni i dërgoi mesazh Evropës që të mos llogarisë përgjithmonë mbeshtetje në mbrojtjen e saj, pas debatit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, Kosova duhet të rishqyrtojë aleancat e saj” – keshtu ka vleresuar ne nje editorial Radio Evropa e Lirë.
Dhe ndersa ngjarjet botërore po zhvillohen me shpejtesi, duket se liderët politikë në Kosovë kanë hyrë në negociata për vendet parlamentare. E vetmja gjë që ata thonë me siguri është se do të vazhdojnë të mbështeten te SHBA-ja dhe BE-ja për proceset kyçe – nga dialogu me Serbinë e deri te anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Ne jemi pjesë e Evropës kontinentale, ndërsa në raport me SHBA-në, partneriteti strategjik ka qenë gjithmonë një shtyllë e orientimit tonë” – tha për Radion Evropa e Lirë Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duke theksuar se ka sfida me administratën e re amerikane – ato që shihen edhe globalisht – por sic u shpreh ajo, Kosova i përmbahemi të njëjtave vlera dhe parimeve strategjike.
Enver Hoxhaj i Partisë Demokratike të Kosovës, e cila doli në vendin e dytë në zgjedhjet e 9 shkurtit pas Vetëvendosjes, tha se adresa e parë e politikës së jashtme të Kosovës duhet të jetë SHBA-ja, e pasuar nga Brukseli, Berlini, Parisi dhe Roma.
“Por ajo që i duhet Kosovës në këtë moment është të kuptojë se rendi ndërkombëtar që krijoi një Kosovë të pavarur nuk ekziston më. Ky është një rend i ri ndërkombëtar, ku Kosova duhet të kete nje qasje te re strategjike”, ka vlerësuar Hoxhaj.
Dhe partia e tretë më e madhe në Kosovë – Lidhja Demokratike e Kosovës – thotë se vendi duhet të luajë nje loje te re dhe te zgjuar që të mos ndikohet nga ndryshimet në diplomacinë ndërkombëtare.
“Përderisa mund të ketë dallime në opinione dhe qëndrime mes SHBA-së dhe Evropës, Kosova nuk e ka luksin të zgjedhë mes këtyre palëve”, beson Besijan Mustafa nga LDK-ja…………..

