Connect with us

Politike

Shtyhet për nesër seanca për Erion Veliajn, SPAK dorëzon prova të reja

Është shtyrë për ditën e nesërme seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili kërkon lehtësim ose heqje të masës së arrestit në burg.

Seanca doë rifillojë nesër në orën 12:30, ndërsa mësohet se shkak për shtyrjen është bërë paraqitja e provave të reja nga prokurorët.

Për këtë arsye, pala mbrojtëse e Veliajt ka kërkuar kohë për t’u njohur me to.

Kryebashkiaku i Tiranës vazhdimisht e ka cilësuar arrestimin e tij si të paligjshëm dhe ndaj prokurorit të çështjes ka hedhur akuza për konflikt personal.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar heqje të arrestit në burg dhe lehtësim të masës, duke argumentuar se ai nuk paraqet rrezik as për arratisje apo prishjen e provave.

Advertisement