Kosova
Vuçiç akuzon Gjermaninë: Para të mëdha të investuara për shkatërrimin e Listës Serbe

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçic ka deklaruar se jane investuar një shumë e madhe parash për shkatërrimin e Listës Serbe, si dhe të popullit serb në Kosovë.
“Na sulmuan për Listën Serbe, por ne fund Albin Kurti shprehu keqardhjen që nuk kanë marrë edhe disa mandate për të sulmuar Listën Serbe, e cila është e vetmja që ka mbrojtur interesat e popullit serb, ndoshta edhe të disa të tjerëve” – deklaroi Vucic dhe theksoi se vendet perëndimore, duke nisur që nga Gjermania e te tjere, kanë investuar shumë para në shkatërrimin e Listës Serbe.
“Sa para kanë marrë nga vende të ndryshme, nga Gjermania e te tjere, vetëm e vetem për ta shkatërruar Listën Serbe dhe popullin serb në Kosovë. Po ashtu edhe ne Bosnje Hercegovine” – deklaroi presidenti serb teksa dhe paralajmeroi se situata në kete te fundit është shumë e rëndë.
“Të gjithë në botë fajësojnë RS-në ne Bosnje Hercegovine. Është më e lehtë për Evropën të tregojë fuqinë dhe forcën e saj sesa te shoh ne driten e diellit ate qe po ndodh atje. Kam frikë se do të jetë përsëri populli serb ai qe do ta pesoje” – theksoi Vucic dhe shtoi se populli serb nuk ka nevojë për konflikt askund, as në Serbi dhe as në RS.
Vuçic gjithashtu përsëriti se në botë kanë ndodhur ndryshime të mëdha dhe se në kornizën e re gjeopolitike, Serbia duhet të kërkojë, sic u shpreh ai, “vendin e saj nën diell”.
“Politika e jashtme dhe e brendshme amerikane po ndryshon shumë. A do të funksionojë gjithmonë në favorin tonë? Jo!. Mos kini iluzione se politika amerikane për Kosovën do të ndryshojë. As mos e mendoni se gjërat do të ndryshojnë në lidhje edhe me çështjen e Republikës Srpska. Jo, nuk do ta bëjnë” – potencoi presidenti serb

