Connect with us

Kosova

Vuçiç kërcënon studentët protestues në Serbi me ndërhyrje ushtarake

Aleksander Vuçic ka kërcënuar protestuesit në Serbi me ndërhyrje ushtarake.

“Kanë mbetur edhe tre ditë deri në tentativën e tyre për revolucion dhe përmbysje të rendit kushtetues, që është një nga veprat penale më të rënda në Serbi”, ka thënë Vucic.

Madje, ai ka kërcënuar protestuesit se nëse e rrëzojnë presidentin, do të përballen me ushtrinë dhe gjithçka tjetër.

“Kërkesa kryesore pas marrjes së institucioneve do të jetë formimi i një lloj qeverie tranzitore. Ata nuk mund ta rrëzojnë presidentin, sepse e dinë se kjo do sjellë në konflikt deri dhe te armatosur” – theksoi Vucic duke shtuar se derisa ai te jete gjalle, nuk do të pranojë asnjë qeveri tranzitore, pasi sipas tij kjo do te thote tjua dorezoje Serbine mashtruesve.

Që nga nëntori i vitit 2024, Serbia është tronditur nga protestat masive kundër korrupsionit, të shkaktuara nga shembja e një tende stacioni treni në Novi Sad, duke vrarë 15 persona.
Studentët morën një rol drejtues në organizimin e protestave, duke përdorur kanalet digjitale të komunikimit për mobilizim. Gjatë janarit 2025, protestat u intensifikuan, duke përfshirë bllokimin e rrugëve kryesore në Beograd dhe qytete të tjera. Pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviç në fund të janarit, protestat vazhduan, me synim arritjen e ndryshimeve më të thella politike dhe luftimin e korrupsionit.
Për daten 15 mars 2025 është paralajmëruar një protestë e madhe në Beograd, ku pritet një tubim masiv i qytetarëve nga mbarë vendi për të shprehur pakënaqësinë për situatën aktuale politike dhe për të kërkuar ndryshime.

Advertisement