Connect with us

Politike

“Krenar që jam pjesë e listave të hapura”, ish-banori i BBV: Nuk jam person që ka ambicie për t’u bërë politikan, por…

Ish-banori i Big Brother Albania Vip 2, Armaldo Kllogjeri do të kandidojë për deputet në listat e hapur të PD për qarkun e Elbasanit. Gjatë intervistës maestro tha se nuk është person që ka ambicie për t’u bërë politikan, ndërsa shtoi se ka qenë aktiv në vitet ’91 që kur lindi PD. Më tej ai theksoi se është krenar që është pjesë e listave të hapura.

Kush të propozoi në PD?

“Mua më ka propozuar dega e PD, e Gramshit. Kryesia e PD e miratoi që unë të isha pjesë e listave. Jam krenar që jam pjesë e listave të hapura”, theksoi ai.

Advertisement