Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, foli sot për mediat lidhur me propozimin e SHBA-ve për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë dhe reagimin pozitiv të presidentit rus, Vladimir Putin.

Leavitt e përshkroi dialogun me Rusinë si “produktiv”, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara po i afrohen një marrëveshjeje të mundshme.

Ajo theksoi se presidenti Donald Trump po “ushtron presion mbi Putinin dhe rusët për të bërë gjënë e duhur”.

“Dje ishte një ditë produktive. Ne kurrë nuk kemi qenë kaq afër paqes”, deklaroi ajo.