Connect with us

Kosova

Arena e turpit/ Ego, frikë dhe papërgjeshmëri, trinomi i paszgjedhjeve në Kosovë

Analisti politik Baton Haxhiu tha se “Politika kosovare është sot një arenë ku egoja, frika dhe papërgjegjësia janë bërë aleatë të Serbisë dhe të çdo faktori ndërkombëtar që dëshiron një Kosovë të pafuqishme”.  Sipas tij “Tre subjektet kryesore po luajnë një lojë cinike, të turpshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Ai shkruan se “Asnjëri prej tyre nuk po mendon për interesin e Kosovës. Asnjëri prej tyre nuk po sheh realitetin ndërkombëtar. Dhe çfarë është më tragjike, të gjithë po sillen sikur kanë luksin ta trajtojnë Kosovën si fushë eksperimenti për ambiciet e tyre të dështuara”.

“Lumir Abdixhiku kërkon postin e kryeministrit në një qeveri të re, por me çfarë të drejte? Me 20 deputetë? Ai nuk ka fuqi as të bëjë presion real politik, as të ofrojë një zgjidhje”- thote Haxhiu ne nje shkrim autorial duke shtuar se nga ana tjeter, Fatmir Limaj ka vetëm tre deputetë dhe di që nëse shkohet në zgjedhje, partia e tij nuk do ta kalojë pragun zgjedhor.

“Çfarë bën atëherë? Kapet si i mbyturi pas një fije kashte dhe i ofrohet LVV-së, jo se beson tek ajo, por se po përpiqet të mbijetojë politikisht”- ka theksuar analisti i njohur.

Haxhiu gjithashtu pranon se Levizja Vetevendosje dhe Albin Kurti janë fitues të zgjedhjeve por nuk kane shumicen per te qeverisur.

“LVV e akuzon opozitën për sabotim, por në të njëjtën kohë ajo i trajton ata si armiq që s’duhet të jenë kurrë pjesë e qeverisë. Albin Kurti nuk dëshiron të krijojë një shumicë të re, por dëshiron që kriza të thellohet, që pastaj të viktimizohet”- ka thene Haxhiu duke shtuar se “Donald Trump nuk do të sillet me të siç sillej Joe Biden.”

“Trump, me siguri, nuk do të ulet për të dëgjuar justifikime, por do të sjellë para Albin Kurtit një marrëveshje të gatshme”- ka potencuar analisti i njohur politik

Advertisement