Pinknews
Emocione në “PërPuthen”, dhurata që i erdhi Fationit, që bëri Anën dhe Bora Zemanin të derdhin lot
Emocione dhe lot në këtë puntatë në emisionin “PërPuthen”. Ka qenë një dhuratë që erdhi për Fationin, që i preku të gjithë në studio, ndërsa Ana dhe Bora Zemani u përlotën.
Një fanse e emisionit i dërgoi kationit një kuti, ku ishin një shishe verë, çokollata, një trëndafil dhe një letër.
“Të japësh një shans të dytë nuk të ul burrërinë, por të bën më burrë”, ishin fjalët e para të shkruara në letër, ndërsa fansja i drejtohej Fationit, duke i kërkuar t’i jepte një shans të dytë Anës e po ashtu edhe trëndafilin që ndodhej në kuti.
“Pavarësisht se ne kemi një shkëputje të dukshme, duket se publiku nuk do ta shohë këtë ndarje dhe na kanë bërë dhe me fëmijë”, u shpreh Ana, ndërsa Ftioni nuk bëri komente, por trëndafilin ja dhuroi pikërisht Anës.