Connect with us

Bota

Pasojat e gafës në Uashington/ Rutte: Nuk është koha për përçarje

Teksa pjesa më e madhe e fokusit është tek pasojat gafës në Uashington, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se mund t’i besojmë amerikanëve.

Gjatë seancës së djeshme të Komitetit të Inteligjencës, disa vunë në pikëpyetje nëse aleatët evropianë do të hezitonin të ndajnë inteligjencën me SHBA-në, pas raportit të The Atlantic.

Por sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se SHBA-ja është e besueshme.

“Absolutisht, mund t’u besojmë amerikanëve, po. Ata janë partneri ynë më i madh, aleatët më të mëdhenj në NATO”, tha Rutte.

Ai i bëri komentet duke folur para gazetarëve pas një fjalimi në Shkollën Ekonomike të Varshavës.

“Më lejoni të jem absolutisht i qartë, nuk është koha për tu ndarë.”, shtoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

“Jo për Evropën apo Amerikën e Veriut. Sfidat globale të sigurisë janë shumë të mëdha që secili prej nesh të përballet vetë. Kur bëhet fjalë për mbajtjen e sigurt të Evropës dhe Amerikës së Veriut, nuk ka alternativë përveç NATO-s”, përfundoi Rutte.

Advertisement