Kylie Jenner i ka patur gjithmonë dritat mbi vete dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me postimin e fundit në Instagram, ku fansat nuk dinë ç’të shohin më parë: veshjen e milioneres apo shtëpinë e saj. Kylie shfaqet e veshur me pantallona portokalli me shkëlqim, këmishë të kuqe dhe si gjithmonë në formë shumë të mirë fizike. Biznesmenia ka pozuar në një ambient të shtëpisë 36.5 milion dollarëshe, ku në sfond shihet pema e Krishtlindjeve, një pjesë e arreduar komplet me të bardhë brenda shtëpisë dhe zjarri i jep atmosferë më të ngrohtë të gjithës. Duket se Kylie ka ftuar miqtë e saj për drekë pasi kështu shkruan në përshkrimin e fotove që kanë arritur 6.8 milion pëlqime.