Politike
LaCivita, këshillat për Berishën dhe si na ikën amerikanët nga fushata e vitit 2005

Pedagogu Ermal Hasimja, ish-këshilltar i Sali Berishës dikur, komentoi çeljen e fushatës së PD-së. Duke folur për këshilltarin e Trump krah Berishës, La Civitas, Hasimja, që ka qenë dhe këshilltar i Berishës në 2005, nuk mendon se kjo është një mesazh i administratës Trump.
Hasimja tregoi dhe historinë e kompanisë amerikane që ndihmoi fushatën e PD-së në zgjedhjet e 2005-së, ku demokratët dolën fitues.
“Berisha nuk është tip që këshillohet. Mbledh informacione. E ka të vështirë të këshillohet. Përfshi dhe rastin e amerikanëve.
Kam dyshimet për statusin këshillues të La Civitas. Di përvojën e 2005-ës. Praktikisht erdhi në Shqipëri grupi i amerikanëve.
Në 2005 kompania që erdhi i këshilloi Berishës të bënte fushatë pozitive, të hiqte dorë nga sulmet.
Pati një moment kur u realizua. Pastaj iu kthye sulmeve. Fushata ngordhi dhe amerikanët u tërhoqën.
U kthyen sërish në ditët e fundit të fushatës. Kjo ndodhi prej situatës atëherë. Ngeci fushata.
Duhet parë sa është në gjendje Berisha të pranojë këshilla nga një amerikan. Nëse ka funksionuar ai ligjërim në Amerikë do funksionojë dhe në Shqipëri.
Edhe në 2005 Berishën e marketoi kompaninë amerikane. Jo vetëm si strategjist, por si mbështetje amerikane për Berishën.
Në një moment mendoi se do t’i bënte gjërat vetë. I dha një rol qendror Lulzim Bashës, dhe fushata ngeci”, tha Hasimja për emisionin Log.

