Connect with us

Politike

Gjikondi: Gaz Bardhi në fije të perit këto zgjedhje

Juristja Gjikondi tha se cështja e blerjes së votës në Lushnje, me një tentativë të votës në favor të demokratëve për 500 euro është i ngjashëm me atë të Bejlerit, ndërkohë që përmendi se në Fier priten goxha problematika në lidhje me procesin zgjedhor.

“Ajo që ndodhi me Bejlerin është e njëjta skemë. Edhe kjo e Lushnjes, Berisha bën të dytën herë të njëjtën skemë. Ku është Gaz Bardhi? Bardhi është në fije të perit në këtë proces zgjedhor, do përdorë të gjitha mënyrat të justifikojë tradhtinë që i bëri vetes së tij në radhë të parë. Do presim goxha problematika nga Fieri, ku është Bardhi ka gjithmonë probleme.”

Gjikondi tha për ‘Real Story’ se Berisha dhe familja e tij po zvarrisin qëllimisht dosjen Partizani. Më tej, Gjikondi tha se kjo zvarritje shtyn dhe afatet dhe është skandaloze.

“Të gjitha stilet që po përdor familja Berisha, ja ulin shumë personalitetin politik sic hiqet Berisha, do të ishte mirë të përballej dhe besoj do e coj pas zgjedhjeve këtë cështje duke e zvarritur.

Këtu e ka bërë Dritan Dajti, Shullazi është stil i njohur. Dumani tha se ka një ngërc me GJKKO dhe bën që kjo zvarritje të djegi dhe afatet dhe është vërtetë skandaloze.”

Advertisement