Connect with us

Pinknews

Agjenti 007… një…

Një revolucion i ri ka mbërritur tashmë në Hollywood, personazhi kryesor i “No Time To Die”, filmi i 25-të në seri, që i është kushtuar agjentit të famshëm 007, i frymëzuar nga romanet e shkrimtarit Ian Fleming, do të interpretohet nga një grua.

Do të jetë Lashana Lynch i cila do të trashëgojë titullin e Agjentit 007, pasi tërheqjes së James Bond-it (Daniel Craig), i cili vendosi t’i përkushtohej një jetese më të qetë.

Aktorja 32-vjeçare me ngjyrë, e lindur në Londër, e konfirmoi këtë në “Harper’s Bazaar” gjatë një intervistë.

Lynch në “No Time to Die” është Nomi, saktësisht agjentja e re 007 me liçencën për të vrarë.

Ajo pritet të marrë një rol që deri më tani ka qenë një prerogativë mashkullore, duke filluar me legjendarin Sean Connery, i cili sapo ka ndërruar jetë, që, sidoqoftë, siç ndodh shpesh në disa lloje revolucioni, nuk u arrit pa dhimbje./

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *