Politike
Berisha solli një kukull bllofi nga Amerika, kërkon të gënjejë se Trump është me Saliun

Nga Spartak Ngjela
Pamë një njeri jashtë kohës dhe hapësirës së politikës aktuale ndërkombëtare që Saliu na i paraqiti si të dërguarin e Amerikës. Të gjithë u tallën me të, po Saliu kërkon të gënjejë përkrahësit e tij pesimistë që t’u thotë se presidenti Trump është me Saliun.
Ka shumë raste në politikën ndërkombëtare kur paaftësia e një politikani që lufton për pushtet në vendin e tij, duke dashur të mashtrojë opinionin publik, bie në një komedi ku qesh e gjithë shoqëria. Kështu ndodhi këto ditë kur Saliu, që është në një hall historik, solli në Shqipëri një kukull bllofi nga Amerika si të ishte i dërguar nga presidenti Trump.
Një komedi ishte kjo, por ai që ka hall sigurisht që do të vijojë të na thotë se pritet që të shkojë në Amerikë. Por shqiptarët e dinë që Saliu është non grata në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Atëherë? Asgjë. Po non grata, a do t’i hiqet, siç thonë përkrahësit e tij?
Jo, nuk ka mundlsi. Pse?
E dini ju që para disa vitesh, Saliu na solli këtu numurin dy të Alkaedës, para sesa atë ta vrisnin? E kuptoni ku jemi?
Sigurisht në një tragjikomedi që po luhet për çdo ditë. Asgjë më shumë.

