Politike
SPAK goditje të fortë në Polici/ Shefat e rrugores në rrezik burgu?

SPAK kërkon në GJKKO masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shefat e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka dhe Sokol Novaku. Dy oficerët e lartë akuzohen nga SPAK për veprën penale të korrupsionit. Një ditë më parë është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” edhe për efektivin e Policisë Rrugore, Edison Tabaku.
Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni Erges Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident. Sipas dosjes hetimore, duke qenë se polici Tabaku e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.

