Pinknews
Aktori i famshëm iu dhuron 14 shokëve të tij nga një valixhe me para, ja sa dollarë kishte brenda tyre (ARSYEJA)
Disa vjet më parë, miku i i Clooney-t, Rande Gerber tronditi fansat kur tha për MSNBC se Clooney kishte ftuar grupin e miqve të tyre për darkë dhe i befasoi secilin me një valixhe që mbante 1 milion dollarë cash. Kjo ndodhi shumë kohë para se Clooney, Gerber dhe një partner tjetër biznesi të shisnin markën e tyre të tequilas, Casamigos, për 1 miliard dollarë.
Në intervistën e re për GQ, Clooney, 59 vjeç, tha se kur vendosi t’u bënte një dhuratë të tillë miqve të tij, ai ishte beqar, duke u plakur dhe nuk priste të kishte një familje. Aktori dhe regjisori tani është i martuar me Amal Clooney, me të cilën ka dy binjakë 3-vjeçarë, Alexander dhe Ella.
“Dhe mendova, gjithçka që kam janë këta njerëz që të gjithë, për një periudhë prej 35 vjetësh, më kanë ndihmuar në një mënyrë apo në një tjetër,” kujtoi ai. “Unë kam fjetur në kolltukët e tyre kur isha pa asnjë para në xhep. Ata më huazuan para kur s’kisha. Ata më ndihmuan kur më duhej ndihmë ndër vite. Dhe unë i kam ndihmuar gjatë viteve… Dhe mendova, e dini, pa ata nuk kam asgjë nga këto.”