Connect with us

Politike

PD pa forcat e djathta duket më e dobët seç është/ Roland Bejko: Duhej një pol i tretë

Roland Bejko  tha se në sferën politike shqiptare duhet të krijohet një pol i tretë që të japë një riformim të demokracisë dhe të fitojë pëlqyeshmërinë dhe votat e qytetarëve. Bejko tha se PD pa forcat e tjetra politike në krah duket më e dobët seç është.

“Shpresa është aty që prej shtatorit të 2021, por u interpretua gabim i gjithë ky skenar i krijuar nga amerikanët. Nuk kemi fuqi politikë të forta që ta tronditin gjithë atë dhe ta fusin në një dimension tjetër. Të ketë një lëvizje të natyrshme. PS na ka dëshmuar që nuk ka një lëvizje të natyrshme që të vijë nga mendimi militant brenda.

Ky duhet të jetë një projekt me terma afatgjatë dhe votuesit duhet t’i analizojmë. PD pa këto forca të djathta duke më e dobët seç është. Jam i mendimit që i gjithë ky spektri i partive të djathta. Unë do dëshiroja një pol të tretë. Të ndeshemi me politikës e dinozaurëve të vjetër dhe të japim një politikë solide. Partitë e vogla janë në garë sot që janë ose pritet të jenë kontingjent i SPAK”, tha Bejko

Advertisement