Connect with us

Kosova

Demonët pushtojnë kokën e Presidentit të Serbisë/ Vuçiç si parashikimi i motit

“Aleksandar Vuçiç eshte bëre peng i dëshirës se tij për pushtet të pakontrolluar. Dhe para dy ditesh nga bunkeri mediatik ‘Informer’, ai shpalli hakmarrjen e tij dhe i frustruar sepse ai nuk mund të përdorë forcë të pastër, ndërsa studentet protestues po marshojnë nëpër Serbi dhe Evropë duke treguar se si ta duan vendin dhe lirinë, i frustruar sepse ai nuk mund të përdorë forcë të pastër” – keshtu shkruan analistja serbe Vesna Malisiç.

“Kemi arritur në pikën ku shfaqja e Aleksandar Vuçiçit në shumicën e televizioneve është bërë pjesë e detyrueshme e programit të përditshëm, njëjtë le të themi, si parashikimi i motit. Vetëm se njoftimet e tij për shi, diell apo stuhi zgjasin, varësisht nga gjendja e tij, nga gjysmë ore, deri pas mesnatës. Dhe të gjitha monologjet e tij jane monotone, përsëritje e së njëjtës gjë një mijë herë, pa nje kuptim të vërtetë. Vuçiç ende beson te  historitë e tij. Ne kete det mërzie, agresioni, urrejtjeje dhe vetëlavdërimi, ai shfaqet I shqetësuar që tregon se çfarë ka vërtet në kokë – mendimet hakmarrëse e pushtojnë. Ai vete e ka pranuar se çdo ditë lufton me demonë qe sillen verdalle në kokën e tij dhe që e detyrojnë “të hakmerret ndaj te gjithe atyre që e kane dëmtuar atë dhe familjen e tij”. Hakmarrja qe po e mundon eshte shprehje e urrejtjes dhe dëshirës së tij që të tjerët të vuajnë, por edhe që ai të triumfojë. Pavarësisht inxhinierisë shkatërruese sunduese dhe përpjekjeve për ta zhytur shoqërinë serbe në humnerë, Presidenti i Serbisë është bërë peng i frikës dhe dëshirës së tij për pushtet të pakontrolluar. Dhe ndërsa po shqyrton në kokë se çfarë tjetër ka mbetur nga repertori i tij i shtypjes, ndoshta duhet t’i kujtojmë se nuk ka hakmarrje që nuk e ka mposhtur atë që e bën” – ka theksuar Vesna Malisiç.

Advertisement