Kosova
Plagosi me thikë gruan e tij, ja kush është dizajneri i njohur që më pas u vetëvra (Emri+foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.
Viktima dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi.
Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”.
Kujtojmë, se Rina, gruaja e tij është influencere e njohur në rrjete sociale
Ndërsa, Festim Isufi me profesion ka qenë dizajner.
Ai kishte edhe një biznes fustanash.
Ai ishte stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.
Përveç këtyre, Isufi kishte mbajtur edhe kurse profesionale për dizajn mode.

