Connect with us

Aktualitet

U ekstradua nga Dubai/ Gjykata e Tiranës nuk i jep të drejtë Florenc Çapjas të votojë

 Florenc Çapjas, të shumëkërkuarit të drejtësisë, i cili u ekstradua më 2 maj nga Dubai drejt Tiranës, nuk i është lejuar të votojë. Çapja i kishte drejtuar Gjykatës së Tiranës kërkesën për të ushtruar të drejtën e votës, por i është refuzuar.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ina Hoxhaj, për shkak se ndaj tij ka dënim me burgim të përjetshëm, për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë paraqitur 159 kërkesa me objekt “lejim votimi”, nga të cilat 137 janë të pranuara.

Advertisement