Connect with us

Politike

Fitore e thellë/ Rama këshillon partitë e reja: Uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Sheshi Skënderbej pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Rama kishte një mesazh për partitë e reja për të cilat tha se mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër.

Rama“I përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare që bënë betejat e tyre jo të lehta dhe i mbijetuan presionit të ajrit mes forcave politike kryesore, uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër por të gjejnë mënyra për t’u rritur si alternativa”

Ndërkohë në krahun tjetër, Partia Demokratike me në krye Sali Berishën nuk e njeh humbjen në zgjedhje dhe ka paralajmëruar protestë më 16 maj.

Advertisement