Connect with us

Bota

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan në mesin e qershorit

Një takim i ri midis Rusisë dhe Ukrainës mund të mbahet në Vatikan në mesin e qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur gazeta Wall Street Journal, duke cituar burime të informuara.

Sipas gazetës amerikane, në samitin e ri do të marrë pjesë edhe një delegacion amerikan i përbërë nga Sekretari i Shtetit dhe Këshilltari në detyrë i Sigurisë Kombëtare, Marco Rubio, dhe i Dërguari Presidencial në Ukrainë, Keith Kellogg.

Në një telefonatë të hënën, presidenti Trump u tha udhëheqësve evropianë se presidenti rus Vladimir Putin nuk është gati t’i japë fund luftës në Ukrainë sepse mendon se po fiton, shkruan WSJ duke cituar tre persona me dijeni për bisedën.

Ky pranim ishte ajo që udhëheqësit evropianë kishin besuar prej kohësh për Putin-in – por ishte hera e parë që e dëgjonin nga Trump.

Gjithashtu binte ndesh me atë që Trump e ka thënë shpesh publikisht, se ai beson se Putini dëshiron vërtet paqe.

Në telefonatën e së hënës morën pjesë Zelensky, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ky ishte pjesërisht kulmi i një ofensive diplomatike evropiane që kishte filluar rreth 10 ditë më parë, me qëllim që Trump të ushtronte presion mbi Putin-in.

Advertisement