Aktualitet
Gjendet një person i pajetë në Tiranë, banorët e zonës njoftojnë policinë

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në një shkurre në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është një person i pastreh dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Gjithashtu mësohet se banorët e zonës kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.

