Bota
LUFTA 12 DITORE MERR FUND

Presidenti Trump pretendon se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit.
Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan pretendon se është arritur një armëpushim 12-orësh midis Izraelit dhe Iranit I cili sipas tij ka filluar ne oret e para te mengjesit te dites se sotme
URIME PËR TË GJITHË! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një ARMËPUSHIM TË PLOTË DHE TË PËRGJITHSHËM (rreth 6 orë nga tani, kur Izraeli dhe Irani të kenë përfunduar misionet e tyre të fundit në zhvillim!), armepushim qe do te zgjese për 12 orë, pas së cilës Lufta do të konsiderohet E PËRFUNDUAR!
Duke supozuar që gjithçka do të shkojë siç duhet, dhe do të shkojë, dua të përgëzoj të dy vendët, Izraelin dhe Iranin, për qëndrueshmërinë, guximin dhe inteligjencën që treguan për t’i dhënë fund asaj që duhet të quhet “LUFTA 12-DITORE.” Kjo ishte një luftë që mund të kishte zgjatur për vite me radhë, dhe të kishte shkatërruar të gjithë Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi, dhe kurrë nuk do të ndodhë!
Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ZOTI E BEKOFTË BOTËN! – ka shkruar Trump ne nje postim ne rrjetet sociale

